“VEVE Grup” paditë shtetin-Ministrinë e Financave

Gazetar: Adrian Kerimi

Kompania “VEVE Grup” paditë shtetin-Ministrinë e Financave. Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Civile janë theksuar të gjitha arsyet dhe dëshmitë duke bashkëngjitur edhe provat materiale mbi bazën e të cilave “VEVE Grup” dhe Alsat M pretendojnë se procedura e përmbarimit ndaj një pjese të pronës është në kundërshtim me ligjin dhe buron si pasojë e një defekti institucional.

Në padi është bashkëngjitur edhe kërkesa për masë të përkohshme ndaj procedurës së përmbarimit e cila ishte në fuqi gjatë procesit gjyqësor por që ishte rrëzuar me vendim të Gjykatës së Apelit sjell më 28 prill 2022.

Padia e “VEVE Grup” ndaj shtetit-Ministrisë së Financave
“Masa e përkohshme të mbetet në fuqi 15 ditë pas vendimit të plotfuqishëm gjyqësorë (instancën e fundit)”.

Padia vjen disa ditë pas neglizhencës së institucioneve për të parandaluar një sulm ndaj medias së lirë dhe një investitori vendas. Qeveria e cila zgjodhi të heshtë duke u thirrur në sundimin e ligjit, bëri që njëjtë të veprojnë edhe Ministria e Financave dhe institucionet tjera. Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe pse tha se është hollësisht i njoftuar me rastin, nuk shpalosi çfarë konkretisht do të bën organi ekzekutiv për të mënjanuar mundësinë për dëm ndaj një media të pavarur. Agjencia për Kadastër akuzoi gjykatën, ndërsa Avokati i Shtetit fajin e hodhi tek Ministria e Financave. Partitë politike në opozitës e vlerësuan si sulm dhe shantazh për qëllime totalitariste, ndërsa për gjendjen faktike u njoftuan edhe përfaqësitë e huaja diplomatike në vend. Një pjesë e pronës së Televizionit Alsat u gjet në kontest gjyqësorë falë një hipoteke e cila daton nga vitit 1993, por që nuk ishte evidentuar në asnjë listë pronësore nga viti 2006 kur ishte blerë prona deri në vitin 2013. Në vitin 2016 Alsat kishte fituar procesin gjyqësorë, ndërsa Gjykata Civile një vendim në favor të televizionit solli edhe në mars të këtij viti. Një muaj më vonë, më 28 prill Gjykata e Apelit hodhi poshtë masën e përkohshme duke i mundësuar përmbaruesit dhe Ministrisë së Financave të vendos në shitje publike pronën e Alsat nga data 1 mars. Për këtë vendim, kompania e cila menaxhon me televizionin Alsat, “VEVE Grup” vlerëson se është sjell si pasojë e presionit politik./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme