Vezët, ushqimi më i mirë gjatë shtatzënisë

Vezët janë ushqimi më i mirë për një shtatzëni të shëndetshme.

Jo vetëm ngaqë përgjysmojnë gjasat për lindje të parakohshme, mirëpo edhe ngase ulin peshën e tepërt si dhe ulin gjasat për depresion gjatë shtatzënisë.

Kështu është thënë në studimin e realizuar së fundmi të publikuar në “Network Health Digest” ku janë analizuar disa raporte të ndryshme.

Autorja Cordelia Woodward ka thënë se vezët janë pako të mbushura me proteina janë tërësisht bio si dhe janë një nga burimet e pakta natyrale të vitaminës D, që është jashtëzakonisht e nevojshme gjatë shtatzënisë.

Gjithashtu ajo ka theksuar se vezët përmbajnë një sasi të vogël të acideve yndyrore të cilat lidhen me uljen e rrezikut për lindje të parakohshme si dhe zvogëlimin e gjasave për depresion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme