Një 31-vjeçare është vënë nën hetim nga Policia e Shkodrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9-vjeç.
Pamjet kur e reja dhunon të miturin janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku fillimisht ajo e kap prej dore 9-vjeçarin dhe më pas e godet me shkelmë.
Ndërsa blutë e Shkodrës bëjnë me dije se 31-vjeçarja do të hetohet në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Z., 31-vjeçe, banues në fshatin Belaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9 -vjeç, banues në Shkodër.