Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj.
Mësohet se një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga një vajzë 34- vjeçare ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugë.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar për në Spitalin e Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, vajza udhëtonte e vetme dhe shkak dyshohet përgjumja ose përdorimi i telefonit.
Fier/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.