Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku një mjet ka dalë nga rruga, për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i tij, Erfjan Menga.
Në këtë aksident është përfshirë mjeti me targa greke ATK 3603, tip ‘Toyota’, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të tij, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në arë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Polica dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e aksidentit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes./GSH



