VIDEO/ Aksident i rëndë në autostradë “Ibrahim Rugova” me 7 të plagosur, ja pamjet

Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pak më parë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, kanë përfunduar me lëndime 7 persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se aksidenti ka ndodhur në zonën e Malishevës dhe se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe kamioni.

‘Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një kamion.

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke hetuar me rastin’, tha Kelani për IndeksOnline.

Dëshmitar në këtë aksident ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

‘Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren.

Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes!’, ka shkruar Hoti në Facebook.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme