VIDEO/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, 3 të plagosur në gjendje kritike, dërgohen drejt Traumës


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë–Fushë-Krujë, ku dy automjete janë përplasur me forcë. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, shihet një prej të plagosurve i shtrirë në tokë, ndërsa qytetarët përpiqen t’i japin ndihmën e parë. Ndërkohë, një prej automjeteve të përfshira në përplasje – një mjet sportiv – është dëmtuar rëndë nga përplasja.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet e rëndë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme