Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku mësohet se një automjet tip ‘AUDI’ ka përplasur një grua të moshuar, e cila është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur te vendi i quajtur ‘Rrethi i Zaranikës’, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisariat për marrjen në pyetje./GSh