(VIDEO) Aksident në Tiranë/ ‘Smarti’ godet nga pas makinën e mbeturinave, lëndohet punëtori i pastrimit

Një aksident, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet, ku mësohet se një mjet tip ‘Smart’ ka përplasur nga mbrapa një makinë të grumbullimit të mbeturinave.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur lehtë një person, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë Policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti.

Sikurse shihet në pamjet ekskluzive të mbërritura në redaksinë e Gazetës Shqiptare, mjeti tip ‘Smart’ ka pësuar disa dëmtime të lehta në pjesën e përparme të tij./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme