Aksident në Vlorë, plagosen 2 persona! Njëra nga makinat përfundoi në kanal nga shpejtësia e lartë

Një aksident me pasojë plagosjen e dy udhëtarëve është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën e Selenicës, në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se ngjarja është shënuar në në afërsi të kthesës  së Armenit, dhe se 2 automjete janë përfshirë në të.

Mësohet se një automjet si pasojë e shpejtësisë së lartë ka goditur nga pas një makinë tjetër, kjo e fundit la përfunduar në kanal.

Si rezultat i përplasjes, një qytetare është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa të aksidentuarit janë pjesëtarë të një familjeje nga fshati Karbunarë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme