Rreth 45 vetura janë përplasur ne një aksident të rëndë që ka ndodhur sot paradite në Serbi. Aksidenti ka ndodhur 10 kilometra para Nishit në korridorin që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore.
Raportohet për 22 të lënduar, shumica prej të cilëve janë mërgimtarë shqiptarë. Pas aksidentit është bllokuar autostrada. Apelohet që mërgimtarët të jenë të kujdesshëm sepse rrugët në Serbi nuk janë të pastruara mirë.
Pamjet e siguruara nga Zona Plus