Pas aksidentit tragjik me 8 viktima në Këlcyrë, një nga trupat e viktimave ka “fluturuar” jashtë Benz-it, me një drejtues nga Shkodra.
Pamjet tregojnë mjetin e kthyer tashmë në një grumbull inertesh si pasojë e përplasjes së fortë.
Ngjarja ka ndodhur rreth 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, ndërsa viktima kanë mbetur drejtuesi i Benz nga Shkodra dhe 7 klandestinë nga vendet e treta.
Dy prej trupave të viktimave raportohet se ndodhen ende brenda mjetit të shkatërruar.
Dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.
© SYRI.net