VIDEO/ Antitankë, 50 automatikë, snajpera, eksplozivë: Zbulohen 2 arsenale të tjera armësh të grupeve kriminale

Policia e Tiranës ka zbuluar edhe dy baza të tjera me armatime të rënda që i shërbenin grupeve kriminale, në vazhdim të operacionit të koduar “Kompleks”. Operacioni po vijon.

Policia e Tiranës me sektorin operacional dhe “Shqiponjat”, nën drejtimin e SPAK-ut ka lokalizuar dhe goditur edhe 2 baza të tjera që shërbenin po për modifikimin, magazinimin dhe furnizimin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.

Më herët, këtë mëngjes, në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrollit të maganizës së Sokol Xhurës,  shpallur në kërkim, Policia ka gjetur në një ambient të përshtatur, një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak.

Konkretisht: 50 automatikë, 1 pushkë snajper, 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Kurse më datë 1 prill 2021,  zbardhi tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë,  vuri në pranga 9 persona dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë për këtë veprimtari kriminale.

Më 1 prill 2021, Policia zbuloi 18 baza me arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme