Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, ka publikuar një video të një ariu në fshatin Zhirovnicë.
“Sonte nëpër rrugët e ngushta të fshatit Zhirovnicë… Problemi dhe rreziku çdo herë duken më të thjeshta kur shihen nga një distancë e sigurt pra nga televizori, loptopi ose telefoni”, ka shkruar Angelov në përshkrimin e videos, në të cilën mund të dëgjoni banorët e zonës duke bërtitur dhe duke u përpjekur ta largojnë kafshën nga fshati.
Komuna Mavrovë-Rostushë ditë më parë ka dorëzuar kërkesë në Qeveri për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të numrit të madh të arinjve të cilët, siç thonë nga Komuna, paraqesin rrezik për jetën dhe pronën e banorëve.