Birra Korça nuk ka munguar në ceremoninë e çeljes së Giro d’Italia, evendi më i madh sportiv i çiklizmit që për herë të parë do të zhvillohet në Shqipëri.
Vizitorët e kryeqytetit e shijuan me një gotë birrë të freskët tradicionale spektaklin në sheshin “Skënderbej” në vigjilje të nisjes së garës së famshme. Vizitorët e shumtë kanë bërë ‘gëzuar’ me Birra Korça dhe kanë mbetur të kënaqur nga shija e veçantë e saj.
Gara e Giro d’Italia parashikohet të ndiqet nga 800 milionë spektaktorë në 200 vende të botës.
Birra Korça është birra e parë dhe e vetme 100% shqiptare, e cila daton prej vitit 1928. Birra Korça është një histori tradite e suksesi dhe shija e saj pëlqehet nga të gjithë.
Prej vitesh tanimë shija dhe fama e Birrës Korça i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Birra shekullore nuk është vetëm birra më e kërkuar në tregun vendas, por dhe jashtë tij.
Birra Korça nuk mungon në tryezat e festave, dhe është shija më e dashur dhe më e pëlqyer.