VIDEO/ Brenda kafazit prej xhami, dalin pamjet e Sokol Mjacajt në sallën e gjyqit

Sokol Mjacajn, i cili vrau të dënuarin me burgim të përjetshëm Arben Lleshi, brenda qelisë në burgun e Peqinit, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga disa makina policie.


Ndërkohë Panorama.al ka siguruar edhe pamjet e tij brenda sallës së gjyqit, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ai qëndron pas kafazit prej xhami me pranga në duar, ndërsa seanca do të mbahet me dyer të mbylluara, pa praninë e mediave.

FNSH dhe forcat Shqiponjat kanë krijuar Perimetrin e Sigurisë përreth Gjykatës së Elbasanit para fillimit të seancës ndaj 28-vjeçarit.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Sokol Mjacajt, edhe pse ai është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë prokurori i çështjes është Xhelian Seferi dhe gjyqtare, Yrfete Shkreli.

Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshi brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.

Ende mbetet mister fakti se si e ka siguruar armën 28-vjeçari, ndërsa 12 zyrtarë të burgut të Peqinit janë arrestuar nga policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme