(Video) Dardanusi dhe “7 vëllezërit e tij”

Pllaka e zbuluar së fundmi që mendohet se daton nga shekulli i dytë, në mbishkrimin e të cilës figuron edhe emrin “Dardanus” ka arritur të trazojë opinionin në shekullin 21, përfshi edhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Arkeologu pranë këtij Instituti, Sali Islami deklaron se Instituti në fjalë nuk ka ingerenca për të ndaluar gërmimet në zonën përkatëse, por se kjo varet nga organet tjera kompetente.

“Ne si institut sigurisht që kemi reaguar, i pritëm pak që të ftohen ujërat dhe gjakrat sepse u bëmë shumë emocional, e bëmë një reagim institucional edhe ne sepse nuk pajtoheshim me qasjen, mënyrën se si janë gjetur ato, nëse janë gjetur ashtu. Përndryshe Instituti kaq mund të bëj, sërish po e them se nuk ka kompetenca për me mujtë me i ndal punimet. Kjo varet nga organet tjera, por bashkëpunimin e Institutit e kanë pasur gjithmonë dhe vazhdojnë me e pas, si muzeu arkeologjik, si muzeu etnografik dhe të gjitha institucionet e trashëgimisë kulturore. Tani ka ngel me takime mes drejtorëve edhe shohim ndonjë koordinim”, tha Sali Islami, arkeolog.

Arkeologu Sali Islami I ftuar në emisionin “Pasdite” në Alsat, përmendi një fakt shumë të rëndësishëm, që në një artikull të vitit 1988, profesoresha Fanula Papazoglu thotë se në qytetin antik të Scupit janë gjetur 200 gurë me mbishkrime, nga këto 7 gurë përmbajnë emra të popullsisë vendase.

Sipas tij stela e fundit që u gjet me mbishkrimin “Dardanus” nuk është e vetmja.

“Puna e këtyre pllakave është kryer, këto shpëtuan të themi kushtimisht shpëtuan. E mira e krejt kësaj është se ky pluhur që është ngritur, për të ardhmen të paktën të na bëjë më të vetëdijshëm edhe ne shqiptarëve për gjetje të tilla”, tha Islami.

“Me një libër të një arkeologe gjatë kohës së Jugosllavisë hasa në një detaj shumë të rëndësishëm. Tani neve na ka bërë përshtypje vetëm përshkrimi “Dardanus”, gjithçka tjetër me pas shkru, s’na kishte interesua, ne na ka interesua vetëm pjesa “Dardanus”. Te libri i Fanula Papazoglu e hasa një shkrim, një artikull të botuar në vitin 1988 “Mbretëria Dardane dhe Ilire” e botuar nga Akademia e Shkencave Serbe, ajo në atë libër apo artikull e përmend një detaj shumë të rëndësishëm, ku thotë se në qytetin antik të Scupit janë gjetur 200 mbishkrime, 7 prej të cilave janë të popullsisë autoktone, nëse e marrim këtë informacion të saktë i bie që “Dardanusi” i ka edhe nja “7 vëllezër të tjerë””, tha Islami.

Sipas arkeologut Sali Islami rasti me pllakën “Dardanus”, paraqet alarm për kujdes më të madh në të ardhmen sidomos në rruajtjen e këtyre pllakave dhe ekspozimin e tyre për turistët. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme