VIDEO/ Dëmtohet gjyqtari, bilbilit i bie Xhemi Vardi! Ngjarje e pabesueshme në Premier Ligë

Ndeshja e javës së 35-të në Premier Ligë mes Leisterit dhe Sauthemptonit, ka dhuruar një moment mjaft të pazakontë në pjesën e parë të sfidës.


Gjyqtari Devid Ueb, i cili debutonte në elitën e futbollit anglez, ka mbetur i dëmtuar pasi është përplasur me Xhordan Ajeu gjatë një aksioni. Por gjëja më e çuditshme nuk ishte kjo, por ajo që ndodhi pak sekonda më vonë kur të gjithë pikasën gjyqtarin e shtrirë në tokë.

Xhemi Vardi, sulmuesi i njohur anglez i Leisterit, vrapoi te kryesori dhe me shumë humor, i ra bilbilit të tij për ndalesën e lojës.

SHIH VIDEON

Një moment që shkaktoi padyshim të qeshura në stadium, për gjestin e sulmuesit i cili pak minuta më parë i kishte dhënë avantazhin skuadrës së tij. Gjyqtari më pas u desh të largohej nga loja dhe vendin e tij në fushë e mori gjyqtari i katërt.

PANORAMASPORT.AL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme