(VIDEO) Denoncimi i Metës: Hetimet për aferën e inceneratorëve kanë ecur me hapin e breshkës, vjedhja vazhdon me vrapin e kangurit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kritikon hetimet për aferën e inceneratorëve që sipas tij kanë ecur me hapin e breshkës. Ndërkohë që sipas tij, vjedhja vazhdon me vrapin e kangurit.


“Hetimet për aferën e djegësave fiktivë (inceneratorëve) kanë ecur me hapin e breshkës, ndërkohë që vjedhja vazhdon me vrapin e kangurit”, shkruan Meta.

“Që kur ka nisur denoncimi i kësaj afere edhe nga ish LSI dhe sot Partia e Lirisë edhe nga unë si President që para zgjedhjeve të 25 prillit, ne kemi dalë vetëm me fakte dhe dokumente zyrtare, vetëm me firma, vetëm me numra llogarie. Hetimet kanë ecur me hapin e breshkës,  ndërkohë që vjedhjen vazhdon me hapin e kangurit”, thotë Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, se ‘ka vënë në dispozicion’ të skemës kriminale për inceneratorët “edhe pronat publike të cilat janë lënë peng në banka’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme