VIDEO| Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti: Partive shqiptare ju mungon fryma, kanë krizë identiteti dhe ideologjike

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, tha se pozicioni i tij është më i rrezikuari ngase ai tha se është kundër të dyja palëve.

“Ka një gjë pse unë kam pozicion, në radhë të parë beteja nuk është ideologjike, a duhet të jetë PD-ja më e djathtë apo më liberale, ka një plan më të mirë për Shqipërinë për kombin shqiptar, atëherë po do isha pjesë, por që të iki njëri dhe të vije tjetri nuk është problemi dhe shqetësimi im as i PD”, tha deputeti Tomor Alizoti, duke shtuar se kjo është krizë individuale, mes dy persona dhe jo e partisë PD-së.

Ai tha se Sali Berisha është një figurë politike i cili ka vend në historinë dhe në partinë.

“PD-ja në vet vete ka një krizë identiteti, ideologjike, PD sot nuk është e qartë se cilën shtresë të shoqërisë e përfaqëson. PD është e paqartë se cilën pjesë përfaqëson, rininë, tregtarët apo dikë tjetër”, tha Alizoti, duke shtuar se këtë problem e ka edhe PS, por edhe partitë e tjera e kanë këtë problem.

Sipas tij partitë shqiptare vuajnë për frymë për alternativë për zgjidhje.

“Njerëzit në krizë dhe jo në krizë kërkojnë zgjidhje, partitë kanë filluar të dekompozohen. Kjo është kriza e shoqërisë shqiptare në tërësi e cila është marrë peng nga politikanët, të cilët tentojnë të bëjnë një shou one man”, u shpreh më tej deputeti Tomor Alizoti, në emisionin debativ në TV SHENJA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme