Zjarr i madh në fshatin Piraj të Lezhës. Flakët kanë përfshirë linjën hekurudhore, deri tani ka shkrumbuar traversat prej druri në një gjatësi prej 500 metrash.
Në rrezik janë dhe disa banesa në këtë fshat, pasi janë favorizuar nga era, flakët janë përhapur në disa drejtime. Në terren ndodhen zjarrfikësit të cilët të ndihmuar nga banorë të zonës po punojnë për shuarjen e flakëve./GSH



