Vijon për të pestën ditë radhazi protesta e qytetarëve kundër ndërtimeve në Zvërnec.
Mijëra protestues janë mbledhur sërish këtë të enjte në kryeqytet, duke kërkuar ndalimin e projektit të ndërtimit në zonë dhe mbajtjen e përgjegjësve para drejtësisë.
Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, janë disa nga sloganet që ata thërrasin njëzëri.
Kujtojmë se revolta e tyre nisi të dielën, më 31 maj, pas një incidenti të rëndë të raportuar në Zvërnec, ku një qytetar u dhunua nga forcat e sigurisë gjatë kundërshtimit të punimeve në zonë.



