VIDEO/ Djegia e kompleksit të “Arlis sh.p.k”, prej rreth tre orësh zjarri vijon të jetë aktiv! Zjarrfikësit në luftë me flakët në apartamente

Vijojnë për rreth tre orësh të jenë aktive flakët në kompleksin e “Arlis sh.p.k” pranë QSUT-së në kryeqytet, të cilat kanë shkrumbuar plotësisht fasadën e veshur me material polisteroli.


Zjarrfikësit kanë arritur të neutralizojnë zjarrin në pjesën e jashtme të godinës, ndërsa tashmë aksioni po vijon në brendësi të godinës, pasi flakët janë përhapur nga fasada brenda apartamenteve të banimit.

Siç u raportua dhe më herët në këto banesa kishte edhe qytetarë, ku zjarrfikësit arritën të shpëtoni dhe nxirrini nga ballkonet dy gra pa dëme të mëdha, të cilat më pas u dërguan në spital për ndihmë mjekësorr.

Bëhet me dije se në Urgjencën e QSUT dhe në repartin e Djegie-Plastikës janë dërguar deri më tani 11 persona, mes tyre qytetarë dhe zjarrfikës, të cilët janë asfiksuar nga tymi dhe kanë pësuar djegie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme