Sot është deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa siç dihet tashmë Daut Haradinaj ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dy vëllezërit e deputetit, Luan e Shkelzen Haradinaj janë dëshmor të kombit.
Një ndër dëshmorët e rënë në frontet e luftës është edhe djali i familjes Haradinaj, Shkëlzeni.
Në një video të rrallë të para 20 viteve, shihet Daut Haradinaj duke treguar se si u vra vëllai i tij Shkelzeni dhe si shoku i tij për t’i mos rënë në dorë forcave serbe kishte bërë vetëvrasje, shkruan Magazina.al
Haradinaj në këtë videon tregon edhe se si kishin mbetur pa municion ushtarët e UÇK-së, në momentin kur ishin përballur me forcat serbe.