Video e vitit 1994 që i dedikohet edhe ditës së sotme: Të gjithë burrat në odë me lot në sy, për të rinjtë që po e lëshojnë Kosovën

Kosova po përballet me ikjen e të rinjve nga vendi, duke shkuar drejt vendeve perëndimore, për jetë më të mirë.


Vetëm në vitin 2018 Ambasada gjermane në Kosovë kishte lëshuar 38 mijë viza për kosovarët, shifër kjo që pritet të arrihet edhe në vitin 2019.

Ndër vite Kosova e ka pasur këtë problem, si para luftës ashtu edhe tash në liri. Mos sigurimi i shtetit për një jetë më të mirë të qytetarëve, ka bërë që të rinj e të reja të lëshojnë vendin.

Në vitin 1994 Kosova e kishte këtë problem, me ikjet masovike të të rinjve nga vendi. E për këto ikje në atë kohë, u kënduan edhe këngë folklorike nëpër oda.

Shpesh thuhet se vaji i burrit është këngë, thënie që kishte gjetur kuptim në një video të postuar në YouTube. Në atë video shihet se si të gjithë burrat në odë qajnë kur këndohet kënga “Q’janë kta djemë që kanë marr detin”. E kjo kohë është pikërisht kur të rinjët lëshonin vendin.

Video është e vitit 1994 dhe është xhiruar në fshatin Astrazup të Malishevës nga Bashkim Mirusha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme