Një video e cila po qarkollon në rrjetet sociale, tregojnë qëndrimin e heroit kombëtar Hamëz Jasharit për çështje të shumta, transmeton Gazeta Metro.
Ai kishte thënë se serbët janë të pabesë dhe se nuk duhet bërë dialog me ta.
”Dialog, nuk ka dialog me të pabesin. Gjithmonë shkau i pabesë u kanë”, kishte thënë ndër të tjera ish komandanti tashmë i ndjerë.
Jashari thotë se si është e mundur të mos i dalë kush kundër katër –pesë policëve që sulmojnë shtepitë shqptarre.
”Para 83 vjete po bëhen, e na sot, këto ditë në vend se me mbledh mend, vijnë tre katër shkije, milicë kishte uniforma demek, e rrethekojnë një shtëpi, e hijnë e grin rob, e piskamë, e kush s’del me than të shkoj t’i ndihmoj qati vëllai”.
”E themi valla nuk kanë dashtë dikur ata të parët, ishin kon të lig, se nuk ishim mbet nën shka na. A nuk deshën ata, a nuk po duam ne se? Edhe i kemi fut veshtë në lesh” ishte shprehur Hamëz Jashari.
Ai kishte bërë kërkesë që të niset lufta kundër okupatorit serb.
”Deri kur duam me duru kështu burra? Kanë mundur 200.000 vet me u kyç në luftë kundër shkaut, kundër okupatorit, që sot asaj dite nuk na liroi, për ditë djemtë më të mirë duke na i hëngër”.
”Dialog, nuk ka dialog me të pabesin. Gjithmonë shkau i pabesë u kanë”, kishte thënë Jashari.