VIDEO/ Edi Rama dhe kulmi i budallallëkut!

Edi Rama gjatë vijimit të fushatës së tij elektorale në Gramsh ditën e djeshme ka vazhduar me retorikën e tij negativiste kundër opozitës, duke e trajtuar rikthimin e saj në pushtet si “fundin e botës dhe një fatkeqësi për Shqipërinë”.

Gjatë gjithë fushatës Rama flet pa pushim për “gogolin opozitë” në qeverisje, por harron se është ai që ka 8 vite në pushtet, kohë për të cilën nuk ka asnjë bilanc.

Nga Gramshi ai deklaroi se “nuk ka si të dalë mirë herën e tretë, diçka që ka dalë keq dy herë!”.

Duket se e ka fjalën për qeverisjen e Partisë Demokratike gjatë dy mandateve 2005-2009 dhe 2009-2013, kur bashkë-qeverisi me LSI-në. Por ai bën sikur harron se mirë apo keq, kjo qeverisje u ndëshkua me votë në vitin 2013 dhe që atëherë është ai që po qeveris me dy mandate të fuqishme, por që e çuan vendin në nivele poshtë vitit 2013 në çdo aspekt.

Sot Edi Rama kërkon një mandate të tretë për të vazhduar dy mandatet e eazuruara, por në të cilat nuk gjen dot asnjë punë të mbaruar, për të mos folur për krimin, korrupsionin, emigrimin masiv dhe shndërrimin e vendit në lavatriçe të parave të drogës dhe gjithë mafies ndërkombëtare.

Shkencëtari i madh Albert Ajnshtajn thoshte, se kulmi i budallallëkut është të kërkosh të rezultate të ndryshme duke përsëritur të njëjtin eksperiment!

Edi Rama iu kërkon shqiptarëve që të votojnë për herë të tretë për të njëjtin eksperiment të “Rilindjes”. Atë eksperiment, të cilin e kanë parë 2 herë rresht se çfarë rezultati dha për jetët dhe familjet e tyre.

Edi Rama mund të jetë çdo gjë, por jo budalla. Por ai mendon se shqiptarët janë budallenj dhe mund ta pranojnë për herë të tretë eksperimentin “Rilindja”, i cili prodhoi për shumcën vetëm varfëri, kurse për një grusht njerëzish pasurim të pafre.

Ndaj kur deklaroi nga Gramshi se, “nuk ka si të dalë mirë herën e tretë, diçka që ka dalë keq dy herë”, në thelb është i vërtetë.

Në 25 prill votohet për eksperimentet e tij 2013-2021, por ai shpreson që shqiptarët t’i shuajnë nga memoria 8 vite dhe të kthehen prapa në kohë. Mundësisht në kohën e Ahmet Zogut, ndaj ka shpikur edhe atë sloganin e ri qesharak:

Pas 100 viteve pritje, ne do të bëjmë këtë e atë….

© SYRI.net