VIDEO/ Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, dalin pamjet e autorit të maskuar! Lëvizjet e tij në vendin ku kreu krimin

Janë publikuar pamjet e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt, krim i ndodhur në Vlorë mëngjesin e 27 Prillit.


Lëvizjet e atentatorit në vendin e krimit janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë.

Në pamje shihet me maskë AntiCovid, dorashka të zeza dhe kapele në kokë.

Ndërkohë mësohet autori i vrasjes ka qenë i maskuar me maskë silikoni në të gjithë fytyrën, si edhe dyshohet se kishte vendosur edhe bark artificial.

Veprimet e tij kanë pasur për qëllim që identifikimi i tij të bëhej i vështirë, edhe nëse kapej nga kamerat e sigurisë në zonë.

Ndërkohë ka dyshime se autori i vrasjes është arratisur ilegalisht drejt Greqisë.

Kush është i arrestuari

Blutë kanë ndaluar në Tiranë personi që dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, krim i ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”.

Policia ndaloi shtetasin Eris Mehmetin me origjinë nga Tropoja, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se i ka dhënë makinën vrasësit të Renato Hoxhajt.

Policia e Vlorës ka identifikuar makinën me të cilën lëvizi atentatori, ndërsa mjetit raportohet se iu ishin ndërruar edhe targat, që dyshohen se ishin të vjedhura.

Eris Mehmetajt i është sekuestruar dhe një telefon ku janë gjetur biseda, të cilat kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar, por pa mundur që ta arrestojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme