CEO i “X”, Elon Musk, ka zbuluar robotët e tij pa fytyrë, Optimus, me të cilat ai krenohet se mund të bëjnë gjithçka, madje e të kujdesën për fëmijët.
Miliarderi i teknologjisë do i lëshojë robotët humanoidë në fabrikat e tij Tesla në vitin 2025, ndërsa në dispozicion të kompanive të tjera në vitin 2026.
Në një video të postuar në llogarinë e tij X, Musk mund të dëgjohet duke prezantuar makineritë.
Ai tha: “Do të keni vërtet diçka spektakolare. Diçka që çdokush mund ta zotërojë.
“Ju mund të keni R2-D2 ose C3-PO tuaj personale.”
Më pas shfaqet një montazh që tregon përdorimet e shumta të robotëve Opimus.
Disa robotë humanoidë Optimus u panë duke ecur jashtë, duke shërbyer pije dhe duke shpërndarë çanta dhurata për të pranishmit në ngjarjen ‘We Robot’ të Tesla-s të mbajtur në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të enjten, më 10 tetor.