Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit, pasi do të njihet me vendimin e marrë ndaj tij. Pas tij ndodhen gjithashtu dhe miqtë e tij demokratë, të cilët janë të pranishëm si një forcë mbështetëse për deputetin.
Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Asllan Dogjani, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Ferdinand Xhaferri, Luçiano Boçi, Luan Baci, Helidon Bushati dhe Edi Paloka, janë demokratët të cilët kanë ardhur në mbështetje të Salianjit.
Seanca gjyqësore në apel u mbajt më 20 shtator por marrja e vendimit u shty për ditën e sotme.
Atë dite, demokrati u shpreh në një deklaratë për media se pala tjetër ka “babalizuar” Shqipërinë, teksa shtoi se ato figura politike kanë mbushur institucionet në vend me persona që janë pjesë e botës kriminale.
“Këtu ka 3 personazhe dhe është gazetari Jetmir Olldashi, është një personazh i njohur Albert Veliu dhe një tjetër Alfred Alizoti. Avokati i palës nxjerr një termë siç e thërrasin këta, nxjerr termin “Babale”, sepse këta e kanë babalizuar Shqipërinë duke e mbushur në çdo institucion me persona me rekorde kriminale dhe këtu i flet siç i ka shokë ai. I flet me emrin e vet, me pseudonim. Nuk flet me emër.”, u shpreh Salianji