(VIDEO) Fëmija del në baxha për të parë rrugën teksa ecte me makinë nëpër Tiranë/ E pëson babai, Policia i heq patentën për 10 muaj!

Një shofer në Tiranë është gjobitur me 22 mijë lekë të reja ndërkohë që i është pezulluar leja e drejtimit për 10 muaj.

Kjo pasi është ndaluar nga policia pasi në automjetin e tij një fëmijë gjatë gjithë rrugës nëpër Tiranë dilte nga baxha e automjetit duke rrezikuar jetën.

Policia bën apel për shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

“Vijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj! Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj”, bën apel policia./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme