Një automjet tip “Volswagen” ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër në autostradën Fier-Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ku sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në mjet.
Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale, pasi shoferi ka mundur të dalë në kohë nga automjeti.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/ Informacion paraprak. Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./GSH



