Një kamion u nis me shpejtësi drejt turmës së protestuesve të dielën në Minneapolis të SHBA.
Pamjet tronditëse bënë xhiron e botës. Protestuesit kishin dalë mbi urën e Minneapolis-it për të protestuar për vdekjen e George Floyd.
Shoferi është identifikuar. Ai quhet Bogdan Vechirko. Policia e ka ndaluar dhe e akuzon për sulm.
Oficerët e policisë thonë se janë befasuar pasi asnjë protestues nuk u plagos rëndë nga ky incident tronditës.
Ata shtojnë se duket se veprimet e tij ishin të qëllimshme, edhe pse mbetet për t’u hetuar më tej.
Shumë prej protestuesve hodhën biçikleta dhe tentuan të ndalojnë kamionin. Më pas ata e dhunuan shoferin deri në momentin kur erdhi policia dhe e arrestoi.
Nuk dihet se si është futur kamioni në atë aks, për shkak se autostrada ishte e bllokuar.
© SYRI.net