VIDEO/ Gazetarja e BBC turbullohet kur merr një telefonatë nga talibanët në mes të transmetimit

Një gazetare e BBC -së u shfaq e shqetësuar të dielën kur ajo papritmas mori një telefonatë nga talebanët, drejtpërdrejt në celularin e saj ndërsa ishte në transmetim.

Znj. Yalda Hakim lindi në Afganistan dhe u transferua në Australi në 1986. Ajo flet gjashtë gjuhë të huaja dhe ka punuar për BBC për nëntë vjet.

Ajo për pak kohë u duk e turbulluar kur telefonata mbërriti, por më pas I drejtoi pyetje pa problem zëdhënësit të talebanëve, Suhail Shaheen, gjatë gjithë kohës që e kishte në transmetim.

Biseda ndodhi ndërsa kryengritësit nga grupi islamik përparuan në Kabul, Afganistan këtë fundjavë.

Znj. Hakim, duke u përpjekur për të siguruar që shikuesit të dëgjonin, tha: “Mirë, ne kemi zëdhënësin e talibanëve Shail Shaheen në linjë. Zoti Shaheen, a mund të më dëgjoni?”

Shaheen konfirmoi se mundej para se të fillonte një fjalim që premtonte “paqe”.

“Nuk duhet të ketë ndonjë konfuzion, ne sigurojmë se njerëzit e Afganistanit në qytetin e Kabulit, se pronat e tyre dhe jeta e tyre janë të sigurta,” tha ai.

“Nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt. Ne jemi shërbëtorë të njerëzve dhe të këtij vendi.

“Udhëheqja jonë ka udhëzuar forcat tona të qëndrojnë në portat e Kabulit, të mos hyjnë në qytet.

“Ne po presim një transferim paqësor të pushtetit.”

Shaheen nuk hodhi poshtë mundësinë që praktika të tilla si goditja me gurë, prerjet e duarve dhe këmbëve dhe ekzekutimet publike mund të përdoreshin përsëri.

“Nuk mund ta them tani, kjo varet nga gjyqtarët në gjykata dhe ligjet,” tha ai.

Ai shtoi: “Gjyqtarët do të emërohen sipas ligjit të qeverisë së ardhshme.”

Me vendin në prag të kolapsit, Shaheen konfirmoi se Afganistani do t’i kthehej ligjit të Sheriatit, duke shtuar: “Sigurisht, ne duam qeveri islamike.”

Ai gjithashtu tha se “politika” është që gratë dhe vajzat do të vazhdojnë të kenë qasje në arsim dhe punë.

Megjithatë, kjo nuk është ajo që raportet tregojnë se po ndodh në terren në mes të përparimit të rrufeshëm të talebanëve pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA muajin e kaluar.

Një ministër i qeverisë tha se pushteti do t’i kalonte një administrate të përkohshme.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme