VIDEO/ Goditet në transmetim live personazhi i rrjeteve sociale, Luigj Marku

Luigj Marku, 39-vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok e ka “pësuar keq”.

Gjatë një “live” që ai po bënte me ndjekësit e tij në TikTok ai është dhunuar nga disa persona.

Në momentin që është dhunuar, Marku ndodhej në një park. Disa shqiptarë që e kanë dëgjuar i janë afruar dhe kanë nisur ta dhunojnë.

Në këtë moment video “live” është ndërprerë. Më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit.

Ndaj Luigj Markut është ngritur akuza për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes. Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme