Eurodeputeti Fredi Beleri është goditur me vezë pasi ka dalë nga Kryesia e Kuvendit, pas përfundimit të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Një protestues ka hedhur vezë ndaj tij, si edhe kos, pasi eurodeputeti ka dalë nga godina.
“I ka shpëtuar burgut me procedura, sepse duhet të ishte në burg. Ky ka vrarë gjithë ata njerëz, dhe ky vjen na bën karshillëk e na imponohet me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota e dini të gjithë”, thotë protestuesi.
10 deputetët e Parlamentit Europian mbërritën në Tiranë dhe pas takimit me Silvio Gonzaton, ambasadorin e BE-së, ku kanë marrë një Feedback për situatën politike në Shqipëri zhvilluan takim me grupet parlamentare në Kryesi.
Eurodeputetët pas takimit me grupet parlamentare do të kenë një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Ndërsa në orën 15:15 do të zhvillohet takimi i 18 ndërkombëtar i stabilizim asociimit.