Presidenti rus, Vladimir Putin dhe e dashura e tij gjimnaste, Alina Kabaeva jetojnë në mes të luksit bashkë me fëmijët e tyre, larg syve të rusëve të zakonshëm.
Një investigim i medias ruse, Proekt, ka zbuluar jetën e tyre sekrete në një kompleks luksoz në mes të një pylli në Valdai.
Më herët ka pasur spekulime se Putini, 70 vjeç dhe Kabaeva, 39 vjeç, kanë disa fëmijë.
Despoti i Kremlinit nuk e ka pranuar asnjëherë zyrtarisht se është i lidhur me kampionen olimpike.
Proekt bën me dije se Putin u divorcua në vitin 2013 me bashkëshorten e tij, Lyudmila, por nuk e iku fiksimi për këtë vilë të artë në Valdai. Thuhet se ai e solli të dashurën e tij Kabaeva për herë të parë këtu.
Më vonë, Putini nisi ndërtimin e një vile prej druri për të dashurën, rreth 800 metra nga kjo shtëpi e artë.
Në të njëjtën distancë nga shtëpitë e Putin dhe Kabaeva gjendet një kompleks me një spa gjigante, një solarium, një pishinë 25 metra, një hamam, një sauna dhe hapësira për masazh, kozmetikë dhe dentist.
Këto ndërtime ndodhen në mes të një sipërfaqe prej të paktën 28 hektarë, e cila ruhet në mënyrë të rreptë nga shërbimi sekret rus.
© SYRI.net