VIDEO/ I riu proteston gjatë homazheve të 21 Janarit: Hajdute, vetë i çuat, vetë i vratë!

Gjatë homazheve për viktimat e 21 Janarit, ku mes familjarëve të viktimave ishte edhe kryeministri, Edi Rama, një ri është shoqëruar nga policë civilë.

Mësohet se i riu ka shfrytëzuar momentin për të protestuar kundër qeverisë aktuale, duke u shprehur: “Vetë i çuat, vetë i vratë. Hajdutë”.

Në videon e siguruar nga gazetari, Osman Stafa,  i riu kontrollohet  nga civilët dhe dëgjohet të thotë se nuk ka bërë gjë.

Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë,” thotë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme