Dorëheqja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nuk mjaftoi që të shuhej fryma e protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Dje nuk munguan as episodet e dhunës, ku një i ri u godit me shkop gome nga efektivi i Policisë dhe u shfaq i përgjakur në një video që bëri xhiron në media.
Marjo Boja ishte i riu që u përplas me Policinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një prononcim për “Panorama.al” ai rrëfen “gjithçka ndodhi në minutat e fundit të protestës. Policët filluan të shtyjnë dhe të godasin për të liruar trotuarin”.
Marjo Boja tregon se “në gjaknxehtësi e sipër edhe unë iu ktheva policit”.
Ndërkaq, Marjo Boja shprehet se “me këtë gjendje e ka të pamundur tani për tani që të jetë i pranishëm në protestën e radhës”.?
© SYRI.net