VIDEO-INTERVISTË/ Amir Elezi: Fitorja e BESËS në zgjedhjet komunale, do të jetë fitore e shqiptarëve të Maqedonisë

Portali Sakte ka realizuar një intervistë me një nga kandidatët për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes BESA, e ai është Amir Elezi, i cili është favorit për kreun e komunës së Tearcës.

Në këtë intervistë Elezi tregon vizionet e tij për ndryshimet pozitive që do ti realizojë nëse zgjidhet kryetar komune në Tearcë.

“Lëvizja BESA është autonome, autoktone dhe autentike, do të thotë se ne e kemi dëshmuar këtë në veprimtrinë tonë politike, ngase aty ku është anashkaluar vullneti i shqiptarëve, ne çdoherë kemi kundërshtuar dhe luftuar që ti mbrojmë interesat shiptare, edhe në nivel lokal, ne për dallim nga të tjerët ofrojmë plane konkrete zhvillimore për komunat shqiptare, andaj vlerësoj se me fitimin e komunave nga ana e Lëvizjes BESA, do të fitojnë shqiptarët e Maqedonisë, ngase ne do jemi në shërbim të popullit, e jo si këta të BDI-së, që komunat i shohin si prona private të tyre”, – theksoi ndër të tjera në këtë interistë Elezi i BESËS, kandidat për kryetar komune në Tearcë.

Tutje Elezi tha se Komuna e Tearcës është e degraduar në të gjitha drejtimet, pra është një komunë tërësisht e lënë në harresë si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror, andaj sipas Elezit BESA do ta kthejë komunën në duart e banorëve të Tearcës.

Më poshtë mund ta nqini intervistën e plotë:

https://www.facebook.com/portalisakte/videos/742720209250024/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme