Ixhet Memeti duhet rregullisht të paraqitet në gjykatë një herë në javë, i është marrë pasaporta dhe nuk ka të drejtë të nxjerrë pasaportë të re. Këto janë masat e kujdesit që janë caktuar për juristin Ixhet Memeti, antar i Këshillit të Prokurorëve Publik dhe i dyshuari dytë në hetimin lidhur me marrjen e ryshfetit, për ndikim në një rast gjyqësor, në të cilën i dyshuar i parë është gjykatësi suprem Naqe Georgiev.

Masa ndaj Memetit u caktua pas propozimit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në një deklaratë për media, pasi u mor në pyetje në gjykatë, Memeti u shpreh se është në interesin e tij dhe të opinionit që sa më shpejtë organet ta mbarojnë procedurën.

IXHET MEMETI, ANËTAR I KËSHILLIT TË PROKURORËVE MKD

Sigurisht që kjo si person më prek mua, megjithatë nuk është mirë të flas para mediave për një çështje që po zhvillohet përmes rrugës gjyqsore. Ju siguroj se do të përfundojë shumë shpejt dhe do të dalë se nuk kam bërë asgjë kundërligjore”.

Më tej Memeti u shpreh se ai nuk ka biseduar me gjykatësin suprem Nake Georgiev për lëndën në fjalë dhe se nuk e njeh djalin e ish kryetarit të Novo Sellës Boro Stojçevit.

IXHET MEMETI, ANËTAR I KËSHILLIT TË PROKURORËVE ALB 02:13

Unë njihem me të gjithë prokurorët dhe gjykatësit, mirëpo për këso gjërash, për këtë rast nuk kam bisduar asnjëherë”.

Ixhet Memeti, përveç se ishte antar i Këshilit të Prokurorëve ai ka mbajtur edhe poste tjera të rëndësishme si, Ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetues, Avokat i Popullit.

Paraprakisht, Gjykata Penale i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh gjyqtarit suprem Naqe Georgiev, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se mund të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe rrethanat që tregojnë se do ta kryejë apo përsërisë veprën penale. Ai së bashku me Memetin, dyshohet se kanë marrë ryshfet për të ndikuar në një proes gjyqësor qëzhvillohet ndaj kryetarit të Novo Sellës, i cili akuzohet për trafikim me lëndë narkotike.

Emine Ismaili /SHENJA/