Një video tronditëse që dokumenton sulmin ndaj një fotoreporter i Agjencisë Turke Anadolu nga policët izraelitë të premten e kaluar, po publikohet nga mediat ndërkombëtare.
Sipas Anadolu, gazetari Mustafa Alkaruf po mbulonte një tubim të palestinezëve në një lagje të Jeruzalemit Lindor, pranë Al-Aksha, mes kufizimeve të vendosura nga Izraeli për lutjet e xhamive që kanë qenë në fuqi prej 10 javësh.
Oficerët e policisë izraelite që kishin ngritur barrikada në zonë, fillimisht e kërcënuan Alkarufin me armë, më pas e shtrinë në tokë, duke e goditur me grushte dhe shkelma.
Fotoreporteri, i cili pësoi lëndime në fytyrë dhe trup nga goditjet, u dërgua me ambulancë në Spitalin Makassed në Jerusalemin Lindor.
Sipas agjencisë turke, kameramani që shoqëronte Alkarufin u sulmua gjithashtu nga policia izraelite.
Policia e Izraelit njoftoi për “X” se ka pezulluar oficerët që shfaqen në videon në fjalë dhe se ka nisur një hetim për incidentin, duke nënvizuar angazhimin e saj për të vazhduar të respektojë standardet më të larta profesionale.