Një ngjarje e rëndë u parandalua ditën e sotme (19 janar) në Maminas, ku një 35-vjeçar dhunoi dhe kërcënoi babain se do ta vriste me sopatë, por më u pas u neutralizua nga forcat RENEA, të cilat i ërdhën në ndihmën policisë lokale, pasi i riu bëri rezistencë dhe u mbyll në banesë me armët e ftohta.
Pas arrestimit, babai i tij ka folur për mediat, kur është shprehur se gjithçka ka nisur 3 ditë më parë, kur ai shkoi në Durrës të vizitohej te një hoxhë.
Sipas tij ai iku në gjendje normale dhe i qeshur, por u kthye me mend të tjera.
Ai shton se djali pësoi një tronditje para shumë vitesh që kur i ndërroi jetë e ëma dhe thekson se është penduar që lajmëroi policinë, pasi pretendon se djali i tij ka nevojë për kurim dhe jo për izolim.
“Debati nisi që para ja 3 ditësh, ishte në Durrës për t’u vizituar dhe tha që ai hoxha më bëri keq, jo mirë.
Kur u kthye erdhi me një mendje tjetër, jo ashtu siç u nis. Atje e çoi çuni motrës, edhe unë ia solla mbarë.
Erdhi duke tensionuar muhabeti, nuk fliste me si përpara, por erdhi me mëndje tjetër.
Duke bërë muhabet, duke u sforcu muhabeti, jo andej, jo ktej. Ka ca probleme që i kanë mbetur që kur i vdiq e ëma.
Jam penduar që lajmërova policinë. Nga Shijaku e kanë çuar në Durrës. Ai ka nevojë për kurim dhe jo për ta mbajtur të izoluar” u shpreh babai.