Stacioni kryesor i trenit i Mynihut u mbyll për transportin vendas, ndërsa edhe shërbimet ndërqytetëse u pezulluan plotësisht.
Policia të shtunën u kërkoi banorëve të Mynihut të mos përdorin makinat e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme . Në disa zona të Bavarisë jugore, banorëve iu kërkua të mos largoheshin fare nga shtëpitë e tyre, për shkak të kushteve të motit.
Transmetuesi publik i Bavarisë raportoi të shtunën se ka rënë 45 cm borë në Mynih, shifra më e madhe e dhjetorit që nga 1933.