(VIDEO) Karakaçanov: Ja si bashkëpunuan Komiteti i Kosovës dhe VMRO

Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov i ka dhënë një intervistë ekskluzive medias në gjuhën maqedonase ZOOM.MK, ku mes tjerash thotë se bullgarët dhe shqiptarët ndër vite kanë bashkëpunuar mes vete.

“Kryengritja e vitit 1913 në Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, etj. është organizuar nga Komiteti i Kosovës dhe VMRO. Ekzistojnë dy marrëveshje midis VMRO-së dhe Komitetit Shqiptar nga koha e Todor Alexandrovit në vitin 1924 dhe në vitin 1928 nga koha e Ivan Mihajlovit. Nga pala shqiptare janë: Hasan bej Prishtina, Hoxha Kadri, Bedri Pejani, etj. në anën bullgare janë Todor Alexandrov, Petar Çaulev, dhe gjenerali Protugerov. Asnjëherë nuk ka pasur konflikte dhe përplasje midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Përkundrazi, ne kemi qenë gjithmonë të dëmtuar nga politika e Beogradit dhe ambicia e tyre për të qenë hegjemon i Ballkanit dhe për të krijuar një perandori të pastër etnike serbe” tha Karakaçanov për Zoom.mk, Target në Almakos dhe sakte.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme