(VIDEO) Kasami: Nuk do të heshtim për “Monstrën” dhe rastet tjera

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga deputetët Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli, kanë takuar sot kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit, Kasami tha se pjesë e bisedës kanë qenë funksionimi i Kuvendit dhe reformat e domosdoshme që duhet t’i bëjë vendi.

“Biseduam dhe ia bëmë të qartë se Lëvizja BESA është parti opozitare, dhe mëtutje aktivitetin e saj do ta orientojë drejtë një opozite të mirëfilltë dhe se Lëvizja BESA është e gatshme të jetë pjesë e proceseve reformuese të cilat kanë të bëjnë me rrugëtimin e Maqedonisë drejtë BE-së dhe reformave në Drejtësi dhe lirimin e mediave nga kjo kapje e shtetit”, deklaroi Kasami.

Siç deklaroi kreu i Besës, Bilall Kasami, gjatë bisedës me kryeministrin Zaev, ata ia kanë bërë me dije se Lëvizja BESA nuk do të heshtë për rastet e montuara kundër shqiptarëve, si Sopoti, Monstra dhe Kumanova.

“Ne si lëvizje BESA ia bëmë me dije se nuk do të heshtim edhe më tutje për zbardhjen e klëtyre rastee dhe gjithmonë do të ngrejmë zërin tonë që njëherë e përgjithmonë këto raste të pastrohen, sepse kjo është në interes jo vetëm të atyre që janë nëpër burgje me të padrejtë, por i Maqedonisë që të jetë një shtet normal dhe i së drejtës”, tha Kasami.

Në lidhje me deklaratat e kreut të BDI-së Ali Ahmeti se procesimin e rasteve të Sopotit dhe Monstrës në Kuvend i pengon Lëvizja BESA duke mos caktuar anëtarin e saj në këtë Komision, Kasami deklaroi se “ajo është fjala më e mençura që mund ta thotë Ali Ahmeti”. Ai potencoi se Lëvizja Besa nuk është konsultuar dhe pyetur në lidhje me udhëheqjen e Komisioneve dhe nuk mund të pranojë vendime të cilat të tjerët i marrin në emër të saj.

 /SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme