VIDEO/ Kryetari i partisë së vulës kërcënon banorët në sy të policisë

 

Kryetari i partisë së vulës në Njësinë Bashkiake Nr. 10 në Tiranë, Eduard Kelmendi kërcënon fqinjët pasi e kanë denoncuar se po kryen ndërtim pa leje.

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e SYRI-t nga banorët e zonës, Eduard Kelmendi i kërcënon banorët e kryeqytetit pasi këta e kanë denoncuar në organet kompetente për kryerjen e ndërtimeve pa leje në godinën e ish-hotel Internacional në rrugën Kajo Karafili, madje duke mos qenë as pronar i truallit që ka zaptuar.

 Nga videot e publikuara, dallohet Eduard Kelmendi, i cili vijon të kërcënojë qytetarët edhe në prezencë të Policisë së Shtetit.

Denoncimi:

Ju lutem informoni popullin shqiptar demokrat se çfarë njerëzish monstruozë kanë vendosur si kryetar të zonës bashkiake 10 Partia Vula-Brava.

Në videon më poshtë ku duket qartë sëmundja e tërbimit të këtij zoterie që mban emrin EDUARD KELMENDI, i cili kërcënon haptasi në sy të policisë banorët komshinj vetem për arsyen se denoncojnë kryerjen e ndërtimeve pa leje nga ky person në godinen e ish-hotel Internacional në rrugën Kajo Karafili në Tiranë, që për më tepër mban dhe status monument kulture dhe mbi të gjitha nderton pa leje duke mos qenë as pronar i këtij trualli që e ka zaptuar, përmend emra drejtuesish policie si miq të tij personal duke shantazhuar qytetarët edhe punonj9sit e shtetit në kryerjen e detyrës.

Akoma më absurd është fakti që gjithçka ndodh fare pak metra pranë qendrës së Tiranës. Jemi thellësisht të tronditur nga presionet e kërcënimet me jetë që po na kryen ky person, jemi pronarë dhe banorë me certifikata të rregullta pronësie që nga viti 1950.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme