E enjte, 03 Nentor 2016 – Sakte.net /
Para pak ditësh, kur agjencia ruse Sputnik raportoi për rastin e një shqiptari nga Kosova, që ka ndërtuar një makinë-imitim të modelit Lamborghini.
Por duket se Driton Selmani ka “çmendur” edhe amerikanët.
Fox News ka raportuar për historinë e tij.
Kjo nuk do thotë se dikush është çmendur, por historia e Selmanit është interesante dhe ajo po qarkullon në shumë media të huaja.
Djali nga Gjilani ka ndërtuar një model Lamborghini Reventon duke përdorur shasinë e një Mitsubishi të përdorur.
Për shkak se nuk e përballon të blejë një Lambo, ai ka përdorur aftësitë e tij për të kthyer një makinë Mitsubishi Eclipse në një model të veçantë.
Natyrisht që makina e tij nuk ka përmasat fiks të Lambos, por ngjan me të.
Ai ka vendosur edhe një rrip në makinë me ngjyrat kuqezi, si flamuri shqiptar.
Klan Kosova thotë se Selmani ka shpenzuar 35 mijë euro për makinën e tij, kurse një Lambo Reventon kushton deri në 1.5 milionë dollarë.