VIDEO/ Lamborghini vs BMW, zbulohet historia e makinave luksoze

Një ditë më parë, policia shqiptare publikoi pamjet se si dy makina luksoze, një Lamborghini dhe një BMW, bënin garë me shpejtësi skëterrë në aksin Vlorë-Fier.

Të dy mjetet po lëviznin me shpejtësi prej 225 kilometra në orë. Pasi nuk i ndaluan fillimisht policisë, makinat u kapën më vonë në një postbllok tjetër.

Mjeti Lamborghini u gjobit me 168 mijë lekë, kurse mjeti BMW me 120 mijë lekë.

Të dy mjetet drejtoheshin nga shtetas nga Kosova.

Për këtë incident ka shkruar edhe gazeta më e madhe zvicerane, Blick.

Makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës.

Pronari i kompanisë nuk komentoi ngjarjen. Ai ishte me pushime dhe tha se nuk dinte asgjë për incidentin.

Kurse makina BMW i përket një kompanie pastrimi në Zvicër. Edhe bosi i saj nuk komentoi për ngjarjen, duke thënë se është me pushime.

© SYRI.net