Partia Demokratike ka bërë një denoncim të fortë me fakte se si janë shpërdroaur 40 milionë lekë nga bashkia e Tiranës për një mashtrim propagandë.
Belind Këlliçi shkoi sot në Baldushk të Tiranës dhe solli prej atje këto pamje se “si kryemashtruesi i Tiranës tallet me qytetarët, gënjen, mashtron dhe vjedh qytetarët, vjedhë taksat tona miliona lekë me një objekt që nuk është funksional”, siç u shpreh.
“Sot jemi në Njësin Administrative Baldushk. Kemi ardhur këtu ku vetëm para 4 muajsh është bërë një investim dhe inagurim nga kryemashtruesi i Tiranës me vlerën 530 milionë lekë, – tregoi Këlliçi duke ardhur rrotull një godine të saporikonstruktuar në ballinën e saj. – Vetëm për këtë farsë dhe propagandë që ne do ju tregojmë sot janë paguar 40 milionë lekë në kohë pandemie, – tha ai. – Ju shihni një godinë të mirëorganizuar, një fasad të bukur të rregulluar të meremetuar dhe shihni një pamje krejt normale të një godine moderne.
Këtë ju ka shitur kryemashtruesi në muajin qershor të këtij viti, në mes të pandemisë, në mes të krizës ekonomike si një histori suksesi. Ju ka treguar pamjet fantastike, ju ka ardhur këtu me dhjetra gazetar, me kameraman, me fotograf dhe ka prodhuar video nga më të bukurat.
Po ne sot në fakt kemi ardhur pët t’iu treguar realitetin. Kemi ardhur për t’u treguar se si kryemashtruesi i Tiranës tallet me ju, gënjen, mashtron dhe vjedh qytetarët, vjedhë taksat tona. Shiheni këtë godinë.
Godina duket e rregullt pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me barë, brenda në godinë. Po se çfarë ndodhet brenda godinës do ua tregojmë tani.
Do ja u tregojmë se si farsa dhe propaganda është e vetmja gjë që di të bëjë kryemashtruesi i Tiranës.
Ka ardhur këtu në mos gaboj në datë 25 apo 26 qershor, ka inaguruar njësinë administrative të Baldushkut dhe këtë godinë që është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut.
Një godinë që edhe në videon e promovuar nga ai vetë nuk i gjen dot funksionin, është tërësisht jashtë funksionit. Për rikonstruksionin e kësaj godine janë paguar plot 40 milion lekë. Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se një mijë familje.
Sigurisht mund t’i ishte ardhur në ndihmë. Në ndihmë atyre familjeve që sot jetojnë në çadër.
“Të lutem shiheni pak godinën këtu se sa e bukur duket, shiheni inagurimin që ka bërë kryemashtruesi, dhe vetëm sapo këndi thyhet shohim anën tjetër të godinës dhe realitetin. Dhe ky është realiteti!”
Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë qytetarëve të Tiranës. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë taksapaguesve të Tiranës.
Si çdo punë që Rilindja bën me kryeregjizorin dhe skenaristin e saj, kryemashtruesin e Bashkisë Tiranë çdo gjë është farsë, çdo gjë që ju shesin, videot e suksesit, janë propagandë. Fasada është një dhe e vërteta është një tjetër.
Brenda kësaj godine ne do ju tregojmë se kjo godine sot funksionin e vetëm ka të mbaj mullar me bar e të mbaj lopë e të mbaj pula. Ndërkohë që në videon që ju ka treguar kryemashtruesi ju flitet për një godinë multifunksionale nga më moderne që inagurohet për herë të parë në Baldushk dhe që do i sjell gjallëri jetës kulturore dhe artistike të zonës.
Mashtrues, boll u talle me qytetarët dhe siç e kemi dhënë premtimin, çdo ditë do të jemi këtu për t’iu treguar propagandën që ju bën mashtruesi dhe për t’ia çmontuar këtë farsë të shëmtuar që jo vetëm tallet ky njeri me taksapaguesit por keqmenaxhon fondet publike dhe taksat tona në mes të krizës ekonomike, në mes të pandemisë botërore COVID-19.”
SYRI.net